Pasditen e djeshme, dy persona humbën jetën tragjikisht në plazhet shqiptare, duke tronditur pushuesit dhe opinionin publik.
Ngjarjet, të ndara në kohë dhe vend, vijnë në një periudhë ku frekuentimi i detit është në rritje për shkak të temperaturave të larta.
Por përtej tragjedisë, ajo që ka ndezur rrjetet është një reagim i papritur nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Arsida Cerpja.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ndau një bindje personale që ngjalli reagime të shumta.
“Në Itali një besim i vjetër thotë që më 29 qershor nuk duhet të lahesh në det. Po shihja sot që dy veta ishin mbytur në det në Shqipëri. Kishit dëgjuar më parë për këtë bestytni?”, shkruan ajo, duke lidhur rastet e sotme me atë që e cilëson si një datë “të mallkuar”.
Në një tjetër postim në Instagram Story, ajo shprehet se sipas të vjetërve, deti kërkon një shpirt në këtë datë.
Çerpja shton se ka parë disa video ku thuhet se “në këtë ditë, deti papritur ndryshon korrentet dhe ka ndodhur shumë herë që njerëz të kenë humbur jetën”.
“Mua nuk më pëlqen t’i besoj bestytnive dhe nuk i dhashë shumë vëmendje. Por kur pashë lajmet për dy persona që humbën jetën në det, thashë… ndoshta ka diçka që ndryshon atmosferën në këtë ditë dhe e bën më të rrezikshme”, shkruan ajo.







