
Xheneta Fetahu, e njohur nga publiku për pjesëmarrjen në “Big Brother VIP Kosova”, duket se ka hedhur pas krahëve historinë me Gjestin.
Sipas burimeve për “Prive”, ajo është në një njohje të re me boksierin Ardian Krasniqi.

Dyshimet për këtë lidhje të re janë shtuar edhe më shumë pas një gjesti të vogël, por domethënës:
Xheneta ka komentuar me një emoji zemre në një prej postimeve të boksierit në Instagram.
Ky veprim ka mjaftuar që ndjekësit të nisin menjëherë aludimet për një romancë të mundshme mes tyre.
Asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht lidhjen, por burimet pranë çiftit të ri sugjerojnë se mes tyre ka diçka më shumë sesa një miqësi e zakonshme.







