MAGAZINË /

'Do i hedh në gjyq', G Bani nuk përmbahet ndaj Laertit: Hipokrit! Tu dashkan lekë me ble shtëpi!

Në reagimin e tij, G-Bani përmendi disa ngjarje të ndodhura brenda shtëpisë, duke nënkuptuar se Laerti ka treguar një sjellje të papërshtatshme kur ka pasur afërsinë me disa banorë të tjerë.

Shkruar nga Versus
'Do i hedh në gjyq', G Bani nuk përmbahet ndaj Laertit:
Laert Vasili/ G Bani

Pas deklaratave të fundit nga Laert Vasili, i cili njoftoi se do të ndërmerrte një veprim ligjor ndaj disa ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania”, G-Bani, një prej ish-banorëve të edicionit të katërt, ka reaguar me zemërim në rrjetet sociale. Ai e akuzon Laertin për hipokrizi dhe sjellje kontradiktore.

Në reagimin e tij, G-Bani përmendi disa ngjarje të ndodhura brenda shtëpisë, duke nënkuptuar se Laerti ka treguar një sjellje të papërshtatshme kur ka pasur afërsinë me disa banorë të tjerë.

“Të kam parë vetë si ke shikuar, si ke prekur dhe puthur duar e buzë, me konsensus sigurisht. Po do të nisësh ndjekje ligjore, meru me ato që të kanë sharë e kërcënuar realisht, jo me përqafimet.” shkruan ai.

G-Bani nuk nguron të theksojë edhe ndikimin që ka pasur produksioni në rrugëtimin e Laertit drejt finales, duke përmendur ndihmën e disa banorëve që, sipas tij, e kanë mbështetur atë:  “Mos harro dhe tre shoqe që të kanë mbajtur me hatër.”

Në përfundim, ai i drejtohet çështjes së artit dhe krijimtarisë, duke përmendur prindin e tij dhe duke i thënë Laertit: “Babai im ishte oficer, por shkruante poezi e vazhdon të botojë edhe sot. Ti, për 4 muaj brenda shtëpisë, nuk shkruajte asnjë varg.”

''Hipokriti i BBVA4 kërcënoka me denoncime dhe ndjekje ligjore. I u dashkan lekë për të blerë shpi. Paska lan❜ dy projekte për tu fut në BBVA4 me pritshmëri dhe në pamundësi për tu pagu' nga çmimi dashka me vu gjoba. Mos u mërzit hipokrit, të kam pa un' se si ke shiku e si ke puth du'r dhe cepa buzësh me konsensus sigurisht. Po të jesh gati për ndjekje ligjore merresh me ca të tjera që u than' dhe jo me shikimet dhe prekjet që jan' duk' apo kan’ qën' të çuditshme. Produksionin sigurisht që të duhet ta falenderosh, se të çoi në finale, por mos harro dhe tre shoqe që të kan' mbajt' me hatër. Sa për zërin e Kujdes Mikrofonin, të më falësh po ka qënë i regjistruar, me të njëjtin tonalitet për të gjithë. Vetëm mu' ma thoshte live se kisha situata. Paske pa' vetëm finalen, të këshilloj të shohësh dhe ca më shumë.

Do gëzohesh kur të shikosh dhe kuptosh se ka material për padi me akuzë prishje imazhi edhe karshi teje. Kur flet për burgagjij dhe për banorë që duhen vrarë. Më ngjan me ato të bukurat që martohen me të pasur për interes dhe pas divorcit synojnë zhvatjen. As gjë fisnike rreth teje. Sa për poetër dhe bojagjij, ja babushi im ish oficer ka shkruajtur qysh se e mbaj mend. Në Greqi punoi si bojagji por poet mbetet gjithë jetën. Vazhdon e publikon dhe shkruan. Ndër sa ti 4 muaj nuk shkruajte një poezi. ΝΙΨΟΝΑΝΟΜΗΜΑΤΑΜΗΜΟΝΑΝΟΨΙΝ' shkruan G Bani në postim./Versus.al

'Do i hedh në gjyq', G Bani nuk përmbahet ndaj Laertit:

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: