MAGAZINË /

"Do të vdes*sh sonte": Mesazhi tronditës që mori prezantuesja nga ndjekësi që e priste jashtë shtëpisë

Prezantuesja britanike e sportit flet për herë të parë për makthin trevjeçar që përjetoi, me kërcënime me vdekje, mbikëqyrje dhe frikë në shtëpinë e saj.

Shkruar nga Versus

"Do të vdes*sh sonte": Mesazhi tronditës që mori

Laura Woods është një nga figurat më të njohura të gazetarisë sportive britanike. Por larg kamerave, prezantuesja 38-vjeçare dhe nënë e një fëmije ka jetuar për tre vite një makth të vërtetë, pasi u përndoq në mënyrë sistematike nga një ndjekëse femër, e cila arriti deri te kërcënimet me vdekje.

Për herë të parë, Woods ka folur publikisht për këtë përvojë traumatike, duke treguar se si obsesioni i një gruaje të panjohur e detyroi të jetonte në frikë të vazhdueshme. Mes dhjetëra mesazheve dhe pakove që merrte vazhdimisht, ajo zbuloi se kishte marrë edhe një kartolinë ditëlindjeje me një mesazh tronditës:
“Sot është dita kur linde dhe sonte është nata kur do të vdesësh.”

"Do të vdes*sh sonte": Mesazhi tronditës që mori

Tre vite terror dhe momenti kur e kuptoi se nuk ishte më e sigurt
Gruaja që e përndoqi, 25-vjeçarja Harneet Kaur, e kishte vënë në shënjestër Woods nga qershori i vitit 2021 deri në shtator 2023. Gjatë kësaj periudhe, ajo i dërgoi pako të pakërkuara, që varionin nga Bibla dhe komplete testesh për sëmundje seksualisht të transmetueshme, deri te porosi ushqimore dhe letra të firmosura si “admiruesi juaj sekret”.

Në disa prej tyre, Kaur shtonte edhe frazën shqetësuese: “dhe unë nuk jam e çmendur”.

Gjykata dëgjoi se korrespondenca u bë gjithnjë e më e errët me kalimin e kohës. Mesazhet përfshinin fyerje të rënda, ku Woods quhej një “ish-prostitutë” dhe një “person i neveritshëm dhe snob”, si edhe kërcënime për rrëmbimin apo vrasjen e qenit të saj.

Vetë Woods përshkroi se si jeta e saj e përditshme u mbush me ankth të vazhdueshëm. Duke jetuar vetëm në Londër me kafshën e saj shtëpiake, ajo ndjehej gjithnjë e më e ekspozuar dhe e pasigurt. Sipas saj, mënyra se si e shihte qytetin dhe veten filloi të ndryshonte rrënjësisht, ndërsa stresi dhe presioni psikologjik e çuan drejt emocioneve shumë të errëta.

"Do të vdes*sh sonte": Mesazhi tronditës që mori

Momenti më i frikshëm erdhi kur, ndërsa ishte në transmetim live duke mbuluar një ndeshje boksi në Poloni, ajo mori një email që përmbante një video të derës së përparme të shtëpisë së saj. Në mesazh thuhej se ndjekësja dinte saktësisht sa kamera sigurie kishte Woods në banesë. Prezantuesja rrëfeu se i rishikonte pamjet e kamerave pa pushim, nga frika se dikush mund të kishte hyrë me forcë në shtëpinë e saj.

Në fund, Harneet Kaur u dënua me 14 muaj burg dhe iu vendos një urdhër kufizues, i cili i ndalon asaj t’i afrohet Laura Woods dhe 14 personave të tjerë, si dhe të afrohet më pak se 500 metra nga banesa e saj.

Rasti ka lënë plagë të thella te prezantuesja, e cila tashmë ka vendosur të flasë hapur, me qëllim që të ndërgjegjësojë publikun mbi sa shkatërruese mund të jetë përndjekja, edhe kur ajo nis nga një person që nuk e ke takuar kurrë. /VERSUS 

Poll