Superylli me origjinë shqiptare, Dua Lipa, nuk ndalet së surprizuari me paraqitjet e saj plot stil dhe vetëbesim. Fundjava e gjeti këngëtaren 29-vjeçare në rrugët e Manhattan-it, ku tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve dhe mediave me një veshje sa provokuese, aq edhe elegante.
Dua zgjodhi një fund transparent në ngjyrë nude, të kombinuar me një bodysuit të ngushtë që vinte në pah siluetën e saj të tonifikuar. Ajo e kompletoi look-un me një pallto trench të gjatë dhe një çantë të kuqe nga marka luksoze Alaïa, duke i shtuar një dozë ngjyrash të forta paraqitjes së saj minimaliste.
Nuk munguan as takat klasike sling-back, që i dhanë finesë tërësisë së veshjes, ndërsa grimca e saj e thjeshtë por me shkëlqim dhe flokët e kapura lirshëm e përforcuan edhe më shumë imazhin e një ylli me klas.
Dua Lipa vazhdon të jetë jo vetëm një ikonë e muzikës pop, por edhe një prej emrave më me ndikim në botën e modës, duke i qëndruar besnike stilit të saj unik. /Versus.al/








