MAGAZINË /

VIDEO/ “A ke frikë aa?”, Xheneta i shkon në transmetim ‘live’ avokates së Drilonit

Prezenca e saj shkaktoi tension në ambientin e studios. Në momentin që Xheneta po afrohej për të hyrë në debat, avokatja Rexhepi vendosi të largohet, duke mos pranuar përballjen.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “A ke frikë aa?”, Xheneta i shkon në transmetim

Një moment tensioni i pazakontë ndodhi gjatë transmetimit të emisionit “Kosova Today” në Klan Kosova, pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në favor të Xheneta Fetahut, finaliste e “Big Brother VIP Kosova 3”.

E ftuar në studio ishte avokatja Bedrie Rexhepi, përfaqësuese ligjore e Drilon Ramës, me të cilin Xheneta ka qenë e përfshirë në një çështje të ndjeshme publike. Teksa diskutohej për zhvillimet më të fundit të rastit, situata ndryshoi papritur kur në studio u paraqit vetë Xheneta Fetahu gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Prezenca e saj shkaktoi tension në ambientin e studios. Në momentin që Xheneta po afrohej për të hyrë në debat, avokatja Rexhepi vendosi të largohet, duke mos pranuar përballjen.

“A po frikësohesh a? Hajde përballemi”, u dëgjua duke thënë Xheneta, duke sfiduar publikisht avokaten.

Ky episod ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Ndjekësit janë ndarë në mendime: disa e kanë vlerësuar veprimin e Xhenetës si të guximshëm, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për mënyrën e ndërhyrjes, duke e cilësuar të papërshtatshme për një format informativ./Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: