MAGAZINË /

​”Duan të më vrasin”, Cllevio trondit me deklaratën: Jetoj në bunker, ja pse lëviz me makinë të blinduar

Shkruar nga Versus

​”Duan të më vrasin”, Cllevio trondit me

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si ‘’Cllevio Serbiano’’, ishte i ftuar në podkastin e Grida Dumës ku foli lidhur me të gjitha zhvillimet rreth tij duke hapur edhe dosjen e rreziqeve që i kanosen.

Ai deklaroi se po jeton një moment kritik ku çdo goditje mund t’i kushtojë shtrenjtë dhe ku liria e tij është e kufizuar maksimalisht për shkak të personave që duan ta eleminojnë fizikisht.

“Jam futur në bunker. Duan të më vrasin, ndaj lëviz me makinë të blinduar”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se tensionet jashtë kamerave janë në kulmin e tyre. ​

Gjatë bisedës, Cllevio hodhi dritë mbi një konflikt të hapur, të cilin e quajti një “duel” ku palët kanë ngecur. Pa përmendur emra konkretë, ai la të kuptohet se kundërshtari i tij ndodhet në një presion social.

“Jemi të dy në një duel, ngecëm! Ai do të më falë, por ka hallin e turmës…”, duke treguar se si kodi i rrugës dhe presioni i ndjekësve po pengojnë një paqe të mundshme.

Ai theksoi se misioni i tij është i lidhur me artin dhe se ka arritur një pikë ku emri i tij do të jetojë edhe pa praninë e tij fizike.​

“Nuk e kam problem edhe nëse vdes! Muzika ime do të mbahet mend gjatë”, tha ai, duke e cilësuar krijimtarinë e tij si të pavdekshme. Versus.al

Poll