MAGAZINË /

E quajti banoren më pak inteligjente, Valbona Mhilli i përgjigjet publikisht Arbër Hajdarit

Ndër të tjera, ajo foli për marrëdhëniet me ish-banorët, duke ndalur veçanërisht te Arbrin. “Për Arbrin nuk ka mbaruar ende Big Brother,” u shpreh ajo, duke shtuar se sipas saj, ai ka kaluar një periudhë jo të lehtë emocionalisht gjatë qëndrimit në shtëpi.

Shkruar nga Versus

E quajti banoren më pak inteligjente, Valbona Mhilli i përgjigjet

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Valbona Mhilli, ishte së fundmi e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, pjesë e programit “E Diell” në Top Channel. E vendosur përballë pyetjeve pikante të moderatorit Ronaldo Sharka, Valbona komentoi ngjarje dhe dinamika të ndodhura brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndër të tjera, ajo foli për marrëdhëniet me ish-banorët, duke ndalur veçanërisht te Arbrin. “Për Arbrin nuk ka mbaruar ende Big Brother,” u shpreh ajo, duke shtuar se sipas saj, ai ka kaluar një periudhë jo të lehtë emocionalisht gjatë qëndrimit në shtëpi.

Deklaratat e Valbonës kanë ngjallur interes në rrjetet sociale, ndërsa fansat kanë vijuar diskutimet për atë që ka ndodhur pas përfundimit të spektaklit.

Pjesë nga intervista:

Arbër Hajdari pak ditë më parë te “Ftesë në 5” të quan si banoren më pak inteligjente të këtij edicioni. Por që kjo banorja më pak inteligjente zgjati 3 muaj e ca. Ke një përgjigje për t’i dhënë Arbrit nga ‘Mos i bjer me top’?

Unë shoh se për Arbrin nuk ka mbaruar akoma “Big Brother”. Po jep ato mendimet në karrige tjetër e që mendon se është te kolltuku i kuq, edhe i duhet t’i japë disa mendime. Nuk jam dakord me atë çfarë thotë Arbri, megjithatë nuk besoj që një banore jo inteligjente, një banore jo o fortë mund të arrijë të jetë brenda Big-ut 3 muaj e 5 ditë siç ka qenë Valbona.

Kam përshtypjen që Arbri nuk ka qenë mirë në ato momente sepse ai nuk arriti kurrë të kuptonte se si duhet trajtuar një vajzë brenda shtëpisë së “Big Brother”, imagjino jashtë se ça mund të themi. Kjo ishte për batutë. Megjithatë Arbri është nga ata të cilët krijojnë reaksion nëpër intervistat e tyre. Mund të them tani Arbër Hajdari është Arbër Hajdari, kështu që ja pranojmë edhe atë që komenton post “Big Brother”. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: