
Janë publikuar pamjet nga kamera e policisë që tregojnë momentin e arrestimit të Britney Spears, e cila u ndalua në mars në Kaliforni për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe shpejtësi mbi normat e lejuara.
Në videot e bëra publike, oficerët e policisë dëgjohen duke i thënë këngëtares se ndjenin erë alkooli dhe duke i kërkuar të dilte nga automjeti për kontroll rutinë. Fillimisht, Britney Spears refuzoi të zbresë nga BMW-ja e saj e zezë, duke insistuar se nuk kishte bërë asgjë të gabuar.
“Ejani në shtëpinë time, do ju gatuaj lazanja ose çfarë të doni. Kam edhe një pishinë”, dëgjohet t’u thotë ajo policëve në video, në një moment që po bën xhiron e rrjeteve sociale.
New patrol car footage shows Britney Spears’ DUI arrest in California. pic.twitter.com/xnmwW09O3c
— ???????????????????? Investigates Investigators (@Nerdy_Addict) May 22, 2026
Këngëtarja pretendoi se kishte konsumuar vetëm një mimozë, ndërsa shtoi me humor se mund të pinte “katër shishe verë” dhe përsëri të kujdesej për ta. “Jam një engjëll”, u shpreh ajo gjatë bisedës me oficerët.
Në një tjetër moment të pazakontë, Spears përmendi edhe nënën e saj, Lynne Spears, duke deklaruar se ajo kishte qenë e përfshirë më parë në një aksident fatal me biçikletë, ndërsa theksoi se vetë “nuk kishte bërë kurrë diçka të tillë”.
Sipas policisë, këngëtarja shfaqi shenja të dukshme dehjeje gjatë ndalimit, megjithatë analizat përfundimtare treguan se niveli i alkoolit në gjak ishte nën kufirin ligjor të lejuar.
Çështja përfundoi në gjykatë në fillim të majit, ku avokati i saj, Michael Goldstein, arriti një marrëveshje me prokurorinë. Akuza fillestare për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit u reduktua në veprën më të lehtë të “drejtimit të pamatur me praninë e alkoolit”.
Falë marrëveshjes, Britney Spears shmangu burgun, por autoritetet paralajmëruan se vendimi do të konsiderohet si precedent në rast të shkeljeve të ardhshme.

