MAGAZINË /

Elseid Hysaj humb betejën ndaj Napolit. Ja shuma e majme që duhet të paguajë

Në këtë rast, mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, aktualisht te Lazio, është dënuar të paguajë 40 mijë euro gjobë plus shpenzimet gjyqësore.

Shkruar nga Versus

Elseid Hysaj humb betejën ndaj Napolit. Ja shuma e majme që duhet

Pas pesë vitesh e gjysmë procesesh gjyqësore, Gjykata e Kasacionit në Itali ka vendosur përfundimisht në favor të Napolit lidhur me çështjen e famshme të "kryengritjes” së vitit 2019.

Në këtë rast, mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, aktualisht te Lazio, është dënuar të paguajë 40 mijë euro gjobë plus shpenzimet gjyqësore.

Ngjarja daton më 5 nëntor 2019, kur pas një barazimi kundër Salzburgut në Champions League, drejtuesit e klubit napolitan vendosën një grumbullim të detyrueshëm, vendim që u refuzua nga një pjesë e lojtarëve, duke krijuar një përplasje të ashpër në dhomat e zhveshjes.

Në atë kohë, trajner i ekipit ishte Carlo Ancelotti.

Napoli vendosi të ndëshkonte lojtarët që refuzuan urdhrin, por shumë prej tyre – përfshirë Insigne-n dhe Mertens – arritën një marrëveshje me presidentin De Laurentiis pas vendimit të Kolegjit Arbitral në nëntor të vitit 2021.

I vetmi që vazhdoi betejën ligjore deri në fund ishte Hysaj, i cili e çoi çështjen nga Gjykata e Napolit deri në Kasacion, por tashmë vendimi është i prerë: ai do të duhet të mbulojë gjobën dhe kostot e procesit.

Ky vendim i jep fund një prej episodeve më të trazuara të kohëve të fundit në historinë moderne të Napolit, duke përforcuar të drejtën e klubit për të ndërmarrë masa disiplinore ndaj lojtarëve që nuk respektojnë rregullat e brendshme.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: