MAGAZINË /

"Famën nuk ma fali askush", 'doktori' i Fiks Fare feston 52 vjetorin mes zhgënjimit: Ata që i quaja kolegë më hapën gropën

Shkruar nga Versus

"Famën nuk ma fali askush", 'doktori' i Fiks Fare

Ish-moderatori i “Fiks Fare”, Genti Pjetri, me imazhin e të cilit janë rritur disa breza pesë ditë më parë festoi 52 vjetorin e lindjes. Edhe kjo ditëlindje e gjeti atë larg ekranit dhe vëmendjes së publikut të cilën e ka patur ndër vite.

Ndërkohë që urimet në rrjetet sociale ishin të shumta, reagimi i Gentit ishte i papritur. Në komentin e tij të bërë disa ditë pas urimeve, ai shprehu zhgënjimin ndaj personave të cilët diku i quante kolegë e miq, por e kanë lënë vetëm në momentet kur prania e tyre do të ishte e nevojshme.

"Famën nuk ma fali askush", 'doktori' i Fiks Fare

“Nuk ma dhuroi a fali njeri emrin a famën, Zoti më dhuroi humor e zë dhe unë e dhashë, se s’kanë dashur me më pa mirë, është puna e tyre e jo e imja. S’më ka dëgjuar ndonjëherë emri për ngatërrestar, sherrxhi, llapaqen, ngacmues, përkundrazi se di si kam mbijetuar, për ata që se dinë, me vite më kanë hapur gropën ata që i quaja kolegë, miqtë i thoja, por vrapin e kishin të lehtë, si pashë në krah kurrë, më flasin për respekt, si pashë në derë të shtëpisë kur im at ndërroi jetë, ky është mirësia e respekt”- shkroi ai në rrjetin e tij social. Versus.al

Poll