Tiri Gjoci ka folur për herë të parë rreth marrëdhënies së tij me Donald dhe Romeo Veshajn, pas një pyetjeje anonime në rrjetet sociale.
“Po, është e vërtetë. Ka qenë një periudhë kur hanim bashkë në shtëpitë e njëri-tjetrit,” pranoi Tiri me sinqeritet. Ai shpjegoi se koha, ndryshimet në profesion dhe interesat e ndryshme i kanë ndarë rrugët, por kjo është krejt normale.
“Kam respekt dhe mirënjohje për familjen Veshaj,” theksoi ai, duke vënë kështu një pikë mbi çdo spekulim për ndonjë konflikt mes tyre.







