MAGAZINË /

Filmat +18 pa paralajmërim në Tring, regjisori Çipi: Babai shfaqet n*do para vajzës së mitur

Regjisori Kastriot Çipi ka tërhequr vëmendjen mbi rrezikun e transmetimit të filmave pa filtrat e nevojshëm për përmbajtjen e tyre. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se platforma Tring, në kanalin “Life”, i cili supozohet të ofrojë filma për të gjithë familjen, transmeton skena që nuk janë të përshtatshme për fëmijët.

Shkruar nga Versus

Filmat +18 pa paralajmërim në Tring, regjisori Çipi: Babai

Regjisori Kastriot Çipi ka tërhequr vëmendjen mbi rrezikun e transmetimit të filmave pa filtrat e nevojshëm për përmbajtjen e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se platforma Tring, në kanalin “Life”, i cili supozohet të ofrojë filma për të gjithë familjen, transmeton skena që nuk janë të përshtatshme për fëmijët.

Sipas tij, vetëm pak minuta pas fillimit të filmit “Grua e pabesë”, shfaqet një skenë ku babai është nudo përpara vajzës së tij të mitur, ndërsa nuk ka asnjë paralajmërim për prindërit.

Më tej regjisori thekson se prandaj nevojitet një institucion i fortë, i zgjedhur nga prindërit, që të klasifikojë dhe kontrollojë përmbajtjen e mediave, në mënyrë që fëmijët të mos ekspozohen ndaj skenave të papërshtatshme.

Postimi i Çipit: 

Në platformën Tring, kanali Life (Jeta) supozohet të përmbajë filma, që mund të shihen me familjen.

Të dhënat e filmit "Grua e pabesë" nuk sugjerojnë asnjë lloj paralajmërimi për prindërit.

Pas 5 minutash, ti përballesh me një skenë, ku babai është nudo para vajzës së tij të mitur dhe ajo bën komentin që lexohet në foto.

E kuptoni tani pse duhet një institucion i fortë, i zgjedhur me votë nga prindërit, që klasifikon filmat dhe programet televizive në këtë vend?

PS: Personazhi i babait në film, me profesion është shkrimtar. Shkruan libra për fëmijë. Merreni me mend çfarë lloj librash shkruan një baba, që rri nudo para vajzës së vet 10 vjeçare...

Filmat +18 pa paralajmërim në Tring, regjisori Çipi: Babai
Pjesë nga skena e filmit e publikuar nga regjisori Çipi

Në përshkrimin që Tring ka vendosur tek filmi 'Një grua e pabesë' thuhej:

Dramë; Jeff Bridges, Kim Basinger, Jon Foster; Një film sa tragjik, aq edhe komik, i përshtatur në bazë të romanit me titullin "The door in the floor". Ngjarjet zhvillohen në Ist Hempton, në Nju Jork. Në qendër të tyre është jeta e autorit të librave për fëmijë, Ted Kole dhe gruas së tij të bukur, Marlonës./Versus.al

Tags:

tring

Poll