MAGAZINË /

FOTO/ Pas sfidës me shëndetin, Dajana Kalo rikthehet në rrjete sociale: Do shihemi shumë shpejt me më shumë dritë

Dajana Kalo rikthehet në rrjetet sociale pas një hemorragjie cerebrale të shkaktuar nga një malformacion arteriovenoz. Nga Turqia, ku po merr trajtim të specializuar, ajo shpreh mirënjohje për mbështetjen e familjes dhe kujdesin mjekësor, ndërsa tregon se gjendja e saj po përmirësohet dita-ditës dhe premton të vazhdojë përpara me optimizëm dhe forcë.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Pas sfidës me shëndetin, Dajana Kalo rikthehet në rrjete

Pas një përballjeje të vështirë shëndetësore, Dajana Kalo është rikthyer në rrjetet sociale për të ndarë një pjesë nga rrugëtimi i saj.

Ajo ndodhet në Turqi, ku po merr trajtim të specializuar, e shoqëruar nga partneri dhe motra, të cilët i kanë qëndruar pranë në çdo moment.

FOTO/ Pas sfidës me shëndetin, Dajana Kalo rikthehet në rrjete

Dajana kaloi një hemorragji cerebrale të shkaktuar nga një malformacion arteriovenoz, një situatë e papritur që kërkoi ndërhyrje urgjente dhe një periudhë të gjatë rikuperimi.

Në mesazhin e saj, ajo shprehet se është e vështirë të përmbledhë me fjalë emocionet e kësaj eksperience, por ndjen mirënjohje të madhe për mbështetjen e marrë dhe për kujdesin në një nga spitalet më të specializuara.

Sipas saj, gjendja po përmirësohet dita-ditës dhe, me optimizëm e vendosmëri, ajo premton se do të vazhdojë përpara më e fortë se kurrë.

Postimi i plotë i Dajana Kalos

Hi të dashur 

Po përpiqem të rikthehem sërish…
Nuk e di pse kam kaq shumë emocione dhe e kam pak të vështirë të shprehem, por e ndjej nga zemra ta bëj këtë post.

Faleminderit nga thellësia e shpirtit për mundësinë që më dhatë që të kurohesha në një nga spitalet më të mira 

Gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe do vazhdojë të shkojë edhe më mirë vetëm me pozitivitet, siç më njihni. Ashtu do vazhdoj të jem.

Nuk gjej fjalë për të përshkruar sa mirënjohëse jam ndaj jush… dhe ndaj Zotit ????

Do shihemi shumë shpejt me më shumë dritë, më shumë energji dhe një version edhe më të fortë të vetes sime.

Ndonjëherë është në rregull të mos jemi të fortë… vetëm që të kuptojmë sa forcë mbajmë brenda nesh si qenie. 

Me dashuri,
Dajana

FOTO/ Pas sfidës me shëndetin, Dajana Kalo rikthehet në rrjete

FOTO/ Pas sfidës me shëndetin, Dajana Kalo rikthehet në rrjete

FOTO/ Pas sfidës me shëndetin, Dajana Kalo rikthehet në rrjete

FOTO/ Pas sfidës me shëndetin, Dajana Kalo rikthehet në rrjete

 

 

Poll