MAGAZINË /

“Besëprerë, thika pas shpine”/ Miri dhe Selin përballen pas ndarjes në lojë

Shkruar nga Versus

“Besëprerë, thika pas shpine”/ Miri dhe Selin

Marrëdhënia mes Selin dhe Mirit ka arritur pikën e tensionit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pas një ndarje të dukshme mes tyre. Gjatë prime-it të së martës u transmetua një klip ku Miri e cilësonte Selin si “besëprerë”, duke theksuar se kishte marrë “thika pas shpine” prej saj.

Nga ana tjetër, Selin deklaroi se e kishte pritur këtë sjellje nga Miri dhe nuk ishte e surprizuar nga komentet e tij.

Rogerti shtoi se përtej tensionit, dy banorët do të rikthehen së bashku në lojë pas largimit të Gimbos.

Në fjalën e tij, Miri tha se ndjeu keqardhje për ndarjen dhe se e kishte pritur gjithmonë këtë moment.

“Është parë qartë si jemi përballur pas kësaj ndarjeje në lojë. Do të thoja që asnjë nga banorët nuk e besonte që kështu është e vërteta. Jemi të ndarë, kam ngelur pak keq nga kjo pjesë, se nuk më është thënë në sy do e bëjmë lojën vetëm. Unë këtë e prisja në çdo moment, e pyesja, a jemi bashkë apo jo. Ndodhi ajo që ndodhi, thika pas shpine. Të vazhdojë vetëm, i uroj fat”, u shpreh Miri.

Ndërsa Selin theksoi se Miri flet vazhdimisht për të dhe se kishte pritur me padurim prime-in për të dëgjuar versionin e tij.

“Dua t’i them Rogertit të mos shqetësohet për familjen time. Për pjesën e Mirit, mezi po prisja prime-in e sotëm se e dija që kishte folur për mua. Miri në çdo cep të shtëpisë flet vetëm për Selin. E kam pritur nga Miri këtë qasje”, tha Selin.

Rogerti gjithashtu shtoi se Selin mezi pret që Gimbo të largohet, për t’u rikthyer edhe një herë me Mirin, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre mund të marrë një tjetër kthesë në lojë.

 

Poll