MAGAZINË /

Puthi konkurrenten në mes të emisionit, Laert Vasili kërkon falje publike (VIDEO)

Në një video të publikuar nga produksioni, Vasili u shfaq i penduar dhe kërkoi ndjesë publike si ndaj konkurrentes ashtu edhe ndaj publikut.

Shkruar nga Versus

Puthi konkurrenten në mes të emisionit, Laert Vasili kërkon falje

Aktori Laert Vasili ka reaguar për herë të parë pas situatës së krijuar në emisionin televiziv “Për’puthen”, ku ai u ngrit nga vendi dhe puthi konkurrenten Esmeralda, duke shkelur rregullat e formatit.

Ngjarja shkaktoi reagime të shumta dhe solli ndërhyrjen e menjëhershme të moderatores Megi Pojani, e cila kërkoi largimin e tij nga programi.

Në një video të publikuar nga produksioni, Vasili u shfaq i penduar dhe kërkoi ndjesë publike si ndaj konkurrentes ashtu edhe ndaj publikut.

Ai theksoi se askush nuk është i përkryer dhe se gabimet janë pjesë e natyrshme e njeriut, por shtoi se është e drejtë që ato të kenë pasoja.

“Dua t’ju falënderoj për emocionet që më keni dhuruar gjatë këtij rrugëtimi. Të gjithë bëjmë gabime, por është e drejtë që ato të ndëshkohen. Nëse në një moment kam cenuar personalitetin e saj, i kërkoj ndjesë. Kërkoj falje edhe ndaj produksionit dhe gjithë stafit,” u shpreh ai në reagimin e tij.

Incidenti ka ndezur debat në rrjetet sociale mbi kufijtë e sjelljes në formatet televizive dhe respektimin e rregullave në programe të tilla.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Për’puthen (@perputhen_tch)

Poll