
Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, ka tërhequr vëmendjen e mediave pas lajmeve se ka vizituar Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda, përfshirë vrasje mafioze dhe drejtimin e një grupi kriminal të organizuar.
Vizita e saj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë, që raportohet të ketë zgjatur rreth një orë, është përshkruar nga mediat si “e veçantë” dhe ka nxitur shumë spekulime dhe reagime në rrjetet sociale.
Megjithëse është shumë aktive në rrjetet sociale, Pajaziti nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë për këtë vizitë, duke zgjedhur të shprehë qëndrimin e saj në mënyra indirekte.
Në një postim në Instagram Story, ajo publikoi një kolazh prej tre fotosh të shkëputura nga seriali në Netflix ''Griselda” , i cili tregon historinë e “kumbarës së kokainës”, që dominoi tregun e substancës narkotike në Miami, Florida./Versus.al







