Pas ndërprerjes së koncerteve për shkak të problemeve kontraktuale, Gjesti ka bërë një tjetër postim që ka ngjallur habi tek fansat duke i lënë në enigmë mbi mesazhet që kërkon të përcjellë.
Nëpërmjet një postimi në insta-story Gjesti tregon se është zgjuar edhe në orët e vona të natës dhe se së shpejti mund të ketë zhvillime të reja.
Ai shkroi: “Hala pa gjum qat minut qe menoni qe jom tu flejt gabim e kini thjesht ka met edhe pak koh mja lon kohes full e kom”.
Ky mesazh i pazakontë ka ngritur pikëpyetje mes fansave, të cilët pyesin nëse bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor apo diçka personale që reperi po kalon. Versus.al







