MAGAZINË /

Gjoba ''surprizë'' prej 500 mijë lekësh, moderatorja thirrje shtetit: S'kam qenë fare në Korçë, ndajeni mendjen

Shkruar nga Versus

Gjoba ''surprizë'' prej 500 mijë lekësh,

Moderatorja Dajana Shabani nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ka folur mbi një shqetësim lidhur me një gkobë të qarkullimit rrugor për të cilën pretendon se i është vendosur padrejtësisht. 

Shabani bën me dije se ka marrë “surprizë” një gjobë me dy data të ndryshme, në vlerën e 500 mijë lekëve të vjetra. Ajo thotë se në datat e shënuara, 5 dhjetor 2023 dhe 7 janar 2024, ajo nuk ka qenë në qytetin e Korçës. Moderatorja i ka bërë apel autoriteteve që të ndalojnë vendosjen e gjobave të padrejta, duke theksuar se shumë qytetarë kanë hasur të njëjtin problem.

 “Vendosja e gjobave me të padrejtë duhet të marrë fund. Unë kam respekt të veçantë për uniformën e policisë, sidomos të asaj Rrugores se janë në mes të shiut dhe në mes të diellit.  Por, surprizë më ka ardhur një gjobë 500 mijë e njëjta gjobë e vendosur në 5 dhjetor 2023  më Korçë dhe 7 janar 2024.

E para ndajeni mendjen secila datë se është e njëjta e dyta në asnjë nga këto data unë nuk kam qenë në Korçë dhe nuk kam marrë një gjobë për tejkalim shpejtësi. Vendosja e gjobave me pa të drejtë duhet të marrë fund njëherë e mirë”, thotë Shabani, ndërkohë që i bën thirrje Policisë dhe Ministrisë së Brendshme që të reagojnë dhe të marrin situatën në dorë. Versus.al

Poll