MAGAZINË /

Goditje për Kombëtaren kuqezi, konfirmohet mungesa e Rey Manajt kundër Polonisë

Si pasojë e dëmtimit, sulmuesi mund të mbetet për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Shkruar nga Versus

Goditje për Kombëtaren kuqezi, konfirmohet mungesa e Rey Manajt

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, nuk do të jetë në dispozicion të Shqipërisë për ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë, që zhvillohet më 26 mars në Varshavë.

Lajmi u konfirmua pas raportit mjekësor të publikuar nga klubi i tij turk, Sivasspor. Manaj do të mungojë në gjysmëfinalen e playoffit për kualifikimin në Kupën e Botës 2026, një përballje shumë e rëndësishme për kuqezinjtë në rrugën drejt turneut botëror.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit turk, sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim serioz në pjesën e pasme të kofshës së majtë.

Ekzaminimet mjekësore të kryera me rezonancë magnetike kanë konfirmuar një çarje të tendinit brenda muskulit të gradës 3c, e shoqëruar gjithashtu me gjakderdhje në zonën e dëmtuar. 

Ky dëmtim konsiderohet serioz dhe pritet ta mbajë sulmuesin jashtë fushave për një periudhë të konsiderueshme, duke e përjashtuar automatikisht nga grumbullimi i radhës i Kombëtares së Shqipërisë. Versus.al

Poll