
Këngëtarja e njohur Besiana Kasami, e njohur për publikun si Big Mama, ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënës së saj, Emine Kasami.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka ndarë dhimbjen e madhe me ndjekësit, duke theksuar boshllëkun që kjo humbje ka lënë në jetën e saj dhe të familjes.
Familja ka bërë të ditura edhe detajet e ceremonisë mortore.
Falja e namazit të xhenazes do të zhvillohet te varrezat e reja, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet më 20 mars 2026, pas namazit të xhumasë, në varrezat e vjetra.
Big Mama njihet për energjinë dhe natyrën e saj pozitive, si dhe për lidhjen e fortë me familjen.


