AKTUALITET /

Aksident "zinxhir" në Vlorë, përplasen 6 automjete! "Toyota" përfundon mes 2 makinave

Shkruar nga Versus

Aksident "zinxhir" në Vlorë, përplasen 6 automjete!

Vlorë- Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në qendër të qytetit pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Sahatit".

Mësohet se një automjet tip Peugeot i preu rrugën një mjeti tip Volksëagen, duke shkaktuar përplasjen fillestare. Si pasojë e këtij incidenti, në aksident u përfshinë edhe disa automjete të tjera që ndodheshin në lëvizje në atë moment, mes tyre edhe një mjet Hyundai i Prefekturës së Vlorës.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Si pasojë e përplasjes, pati trafik në zonë pasi rruga u bllokua për pak kohë. Trafiku u normalizua pas ndërhyrjes së policisë e cila po heton rrethanat e plota të aksidentit. Versus.al

Poll