
Një foshnjë djalë e lindur në shtetin amerikan të Ohajos ka bërë histori pasi erdhi në jetë nga një embrion që ishte ngrirë para se prindërit e tij të fillonin shkollën.
I quajtur Thaddeus Daniel Pierce, ai lindi më 26 korrik dhe besohet të jetë 'fëmija më i vjetër' në botë, pasi embrioni i tij kishte qenë i ngrirë për më shumë se 30 vjet.
Më parë, rekordi mbahej nga binjakët e lindur në Oregon në vitin 2022. Embrionet e tyre ishin ruajtur për tre dekada përpara se të përdoreshin.
Lindsey Pierce dhe bashkëshorti i saj, Tim Pierce, të cilët jetojnë në Londër, Ohio, 'adoptuan' embrionin nga një grua e cila e krijoi atë në vitin 1994.
Duke folur për MIT Technology Review , Lindsey tha se familja e saj dhe komuniteti i kishës mendojnë se "është si diçka nga një film fantastiko-shkencor".
«Patëm një lindje të vështirë, por të dy jemi mirë tani», tha Lindsey. «Ai është shumë i qetë. Jemi të mahnitur që kemi këtë fëmijë të çmuar!»
Ajo tha gjithashtu se "foshnja ka një motër 30-vjeçare"./Versus.al







