
Juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani rrëfeu në Euronews Albania disa prej prapaskenave të ndodhura para votimit të Reformës në Drejtësi. Sipas Manjanit, ambasadori i SHBA në vend, asokohe Donald Lu kishte thënë se nga kjo reformë nuk do të prekeshin liderët dhe për këtë kishte edhe një nen në draftin e përgatitur.
Por ish-ministri rrëfen më tej se ishin vetë politikanët që e kundërshtuan një nen të tillë me qëllim që të mbronin imazhin e tyre politik.
“Cilësia e atyre ligjeve është shumë e dobët. Koha tregoi që Reforma në Drejtësi ishte një mjet për të fuqizuar Edi Ramën. Në qoftë se, cilido që është në qeveri dhe merr drejtësinë e ndryshuar, e merr si mjet këtë dhe e përdor. Politika është imazh dhe në fund të ditës Rama e ka pasur kartë këtë në fushatë.
Meta kishte ngarkesa me video, Berisha kishte ngarkesa nga e shkuara dhe Basha që kishte qenë i pandehur, prapë i ngarkuar ishte. Ka qenë dhe diskutimi: preken apo nuk preken liderët? Dhe Donald Lu e ka prekur këtë gjë. Liderët aktualë nuk do preken, u bë dhe një nen i posaçëm që këta nuk do preken. Berisha ka dalë i pari, ka thënë “jo”, Basha pas tij dhe Rama më pas ka thënë: “S’keni frikë ju, e heqim.”- deklaroi Manjani. Versus.al







