MAGAZINË /

I përjashtuar nga ekipi, Elseid Hysaj merr një pagë të majme te Lazio

Mbrojtësi shkodran pritet të largohet nga Lazio në verën e ardhshme pasi ekipi nuk llogarit më në shërbimet e tij.

Shkruar nga Versus

I përjashtuar nga ekipi, Elseid Hysaj merr një pagë të majme

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj shpesh përmedet për pagën e “majme” që përfiton te skuadra e Lazios në Itali. “Transfermarkt.it” ka zbuluar pagën e tij edhe shumën që përfitojnë 20 lojtarët te kryeqytetasit.

I pari në listë është Zaccagni, me 5.8 milionë euro bruto në vit, i ndjekur nga Romagnoli me 5.6 milionë euro. “Podiumin” e mbyll Tavares, me 4.1 milionë euro.

Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj merr bruto te Lazio 3.7 milionë euro në vit, i 4-të më i paguar te kryeqytetasit. Por gjatë sezonit të ardhshëm veror, Hysaj pritet të largohet nga ekipi. Versus.al

Poll