MAGAZINË /

Ibrahimovic befason me rrëfimin e pazakontë: Më shkohej në tualet, por e bëra në të mbathura

Zlatan Ibrahimovic ka rrëfyer një moment tepër të sikletshëm gjatë rikuperimit nga dëmtimi, por që tregon forcën e tij mendore. Edhe në kushte ekstreme, legjenda suedeze zgjodhi të mos ndalojë, duke e çuar stërvitjen deri në fund.

Shkruar nga Versus
Ibrahimovic befason me rrëfimin e pazakontë: Më shkohej në
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ka ndarë një episod të pazakontë dhe mjaft të sikletshëm nga periudha e rikuperimit pas një dëmtimi të rëndë, duke pranuar se gjatë një seance stërvitore “nuk e përmbajti dot veten”.

I lindur në Malmo dhe tashmë 44 vjeç, ish-sulmuesi numëron 122 paraqitje me përfaqësuesen e Suedisë dhe 62 gola të realizuar. Ai i dha fund karrierës në vitin 2023, pas aventurës së dytë me AC Milanin.

Në një intervistë për transmetuesin ballkanik Arena Sport, Ibrahimovic rrëfeu një moment të pakëndshëm që i ndodhi gjatë rikthimit nga një dëmtim i dyfishtë në gju.

“Do t’ju tregoj diçka që askush nuk e di dhe është pak e turpshme,” u shpreh ai. “Kur u ktheva nga dëmtimi, pasi kisha operuar të dy gjunjët, po stërvitesha duke vrapuar në treadmill.”

“Programi ishte ekstrem: gjashtë intervale sprinti nga dy minuta secili, me vetëm tre sekonda pushim. Ishte pothuajse fundi i stërvitjes kur papritur ndjeva nevojën për të shkuar në tualet. E bëra në të mbathura.”

“Por nuk u ndala. Ndërsa vazhdoja të vrapoja, ndodhi ajo që ndodhi. Gjithsesi e përfundova stërvitjen, sepse në mendjen time ishte e rëndësishme ta mbyllja pa u dorëzuar.”

“Kështu jam unë,” shtoi Ibrahimovic. “Gjithmonë kam thënë se nëse mashtroj, mashtroj vetëm veten time, jo të tjerët.”

Pas largimit nga Manchester United, suedezi luajti edhe për pesë vite të tjera, duke e mbyllur karrierën te AC Milan.

Ndërkohë, mbiemri Ibrahimovic vazhdon të jetë i pranishëm në futboll përmes djalit të tij, Maximilian. 19-vjeçari është ende nën kontratë me Milanin, por së fundmi është huazuar te Ajax, një tjetër ish-klub i të atit.

Poll