MAGAZINË /

Ish-trajnerit të kombëtares shqiptare i djegin makinën luksoze brenda vilës

Ndaj Panuccit nuk ka pasur kërcënime, ndërsa mes hetuesve është ngritur shqetësimi për zjarrvënie të qëllimshme.

Shkruar nga Versus
Ish-trajnerit të kombëtares shqiptare i djegin makinën luksoze
Fotomontazh: Ish-trajneri i Shqipërisë Christian Panucci dhe makina e shkrumbuar

Mëngjesin e 21 prillit, një makinë tip “Audi” në pronësi të ish-futbollistit të Romës, Christian Panucci është gjetur e shkrumbuar si pasojë e një zjarri që përfshiu automjetin.

Fatmirësisht flakët nuk dëmtuan shtëpinë, ndërsa Panucci ndodhej jashtë vendit dhe për këtë arsye nuk ka qenë i pranishëm në vilë.

Dyshohet se automjeti është djegur qëllimisht, ndërsa autoritetet po kryejnë hetimet për të përcaktuar autorët që mund t’i kenë vënë zjarrin rezidencës së ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit.

Ndërkohë që nuk ka pasur raportime për kërcënime ndaj ish-futbollistit, natyra e qëllimshme e zjarrit ka ngritur shqetësimin e hetuesve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: