
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka shkruar historinë e sportit shqiptar, duke u shpallur kampion bote në versionin IBO për peshën Cruiserweight, pas një ndeshjeje spektakolare ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum.
View this post on Instagram
Në përballjen e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës, Uldedaj tregoi forcë, teknikë dhe karakter të hekurt, duke dominuar në ring dhe fituar me vendim unanim të gjyqtarëve. Kjo fitore jo vetëm që i jep atij një titull prestigjioz ndërkombëtar, por gjithashtu ngre lart flamurin kuqezi në arenën botërore të boksit profesionist.
“Ëndrra ime u bë realitet. Ky titull është për Shqipërinë, për të gjithë ata që më kanë mbështetur në çdo hap të rrugëtimit tim,” – u shpreh Uldedaj pas ndeshjes, mes emocioneve të mëdha.
Jurgen Uldedaj, i cili prej vitesh ushtron aktivitetin e tij në Gjermani, ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në kategorinë e peshave të rënda mesatare, duke e forcuar pozicionin e tij si një nga boksierët më premtues shqiptarë në arenën ndërkombëtare.
Fitorja ndaj Fogoum vjen si kurorëzim i një pune të gjatë dhe përbën një nga momentet më të rëndësishme të boksit shqiptar në dekadat e fundit.
