MAGAZINË /

Juventus "për turp", mposhtet nga Parma dhe rrezikon zonën Champions

Shkruar nga Versus

Juventus "për turp", mposhtet nga Parma dhe rrezikon zonën

Mbrëmjen e djeshme Serie A zhvilloi katër ndeshjet e shtyra për shkak të vdekjes së Papa Françeskut. Ndeshjet e vlefshme për raundin e 33-të sollën rezultate të mira për disa prej ekipeve kryesore, përveç Juventusit.

“Zonja e Vjetër” u mposht me rezultatin 0-1 në Parma duke rrezikuar kështu edhe zonën Champions duke u renditur e pesta në tabelën e klasifikimit me 59 pikë. Nga ana tjetër skuadra e Parmës, siç ka bërë tradicionalisht, edhe këtë herë hapi probleme për ekipin bardhezi duke u rikthyer tek fitorja pas 4 barazimeve.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Mateo Pellegrino në sekondat e fundit të pjesës së parë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: