
Ndarja nga jeta e këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi ka tronditur gjithë publikun dhe njerëzit e botës së artit. Menjëherë në rrjetet sociale kanë vërshuar reagimet e trishtimit hde të tronditjes së thellë pas lajmit të rëndë.
Mes reagimeve më prekëse është ai i këngëtares Vesa Luma, e cila shprehu dhimbjen dhe respektin e madh për të ndjerin.
“Na trishtove shumë Shpat… Ishe një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kam njohur. Një djalë fisnik e plot jetë, ashtu siç ishin edhe këngët e tua që rritën një brez të tërë. Dritë pastë shpirti yt. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve.”

Bashkëshorti i saj, reperi Big Basta ka reaguar gjithashtu në rrjetet sociale:
”Të gjithë kolegët e dimë çfarë djali i mrekullueshëm ke qenë! Nuk i bënte nona 2 si ti! I sjellshëm dhe zemër të madhe, kurrë nuk dëgjuam diçka të keqe nga ti për askënd,” shkruan ai, duke e quajtur një humbje të madhe për të gjithë.
Edhe moderatorja Arbana Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale kujtoi bashkëpunimet me artistin në vitet e Top Fest:
“Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin pata fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra herë. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar”, shkruan ajo.

Këngëtarja Rovena Stefa, një bashkëpunëtore dhe mike e vjetër e artistit, ka postuar një foto bardh e zi të tij, duke shprehur dhimbjen e thellë.
”Dhimbje e thellë humbja e mikut tim, kolegut tim të dashur e shpirtbardhë, Shpat Kasapi,” shkruan Rovena. Versus.al

