Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka përsëritur ambicien e tij për të fituar Topin e Artë për sezonin 2024/25.
Salah ka regjistruar 33 gola dhe 23 asistime për Liverpoolin në të gjitha garat dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i sezonit në Ligën Premier.
Titulli kampion është një nga arritjet që Salah beson se mund ta ndihmoj në garën për Topin e Artë këtë vit.
“Nuk kam pasur kurrë një sezon si ky, ndërkohë që kam fituar trofe të mëdhenj”, ka thënë fillimisht Salah për Sky Sports.
“Ky është, do të thosha, shansi im më i mirë për ta fituar atë. Pata një sezon të çmendur me një trofe, që më jep një shans të mirë”, përfundoi ylli i Reds.
Megjithatë, shanset e tij për të fituar Topin e Artë mund të jenë penguar nga një eliminim i hershëm nga Liga e Kampionëve, pasi u mposhten nga PSG në fazën e 1/8-tës. Versus.al







