Finalja e Big Brother Vip4 ka nisur me momente nostalgjike të banorëve finalistë të cilët panë pjesë nga rrugëtimi i tyre në këtë edicion. Surprizat nisën për aktorin Laert Vasili të parin. Pasi hapi kutinë që mori në dhomën e surprizave, Laerti nxori një qeleshe.
Më pas në shtëpi u futën një grup valltarësh dhe këngëtarësh popullorë me veshje tradicionale, të cilët e çuan në një ambient tjetër për të festuar me miq e familjarë, duke bërë që festës t’i bashkohej edhe e ëma e tij, Rebeka. Versus.al








