
Diogo Jota i Liverpoolit dhe vëllai i tij Andre Silva do të varrosen të shtunën, ndërsa familja, miqtë dhe shokët e ekipit do të përgatiten për një lamtumirë të fundit.
Ceremonia mortore do të zhvillohet në São Cosme, rreth gjysmë ore larg nga qyteti i tij i lindjes, Porto, në veri të Portugalisë – aty ku vetëm dy javë më parë, 28-vjeçari u martua me dashurinë e fëmijërisë së tij, Rute, në një ceremoni katolike me pjesëmarrjen e familjes dhe miqve.
Pas homazheve, funeralit do t’i paraprijë një meshë në mëngjesin e së shtunës, në orën 10:00.
Makinat e funeralit mbërritën të enjten pasdite në shtëpinë e funeraleve në Puebla de Sanabria, Spanjë, ku u dërguan trupat pas aksidentit të tmerrshëm.
Sipas mediave spanjolle, Diogo Jota dhe vëllai i tij u dogjën të gjallë në makinën e tyre, pasi ajo u përfshi nga flakët në një kanal buzë rrugës pasi u përmbys me shpejtësi të lartë.
Jota humbi kontrollin e Lamborghinit, për shkak të një gome të shfryrë dhe faktit që po ngiste me shpejtësi të lartë.
Tifozët e Liverpulit dhe Portugalisë e mbushën profilin e bashkëshortes së futbollistit, Ruta Cardozos në Instagram me mesazhe mbështetjeje, në momentet më të vështira të jetës së saj.
Përveç deklaratës së ngushëllimit, ka edhe fjalë të ngrohta për të duruar të gjitha sprovat që i dalin përpara, për hir të tre fëmijëve të tyre të vegjël.
Postimi i fundit i Rutës në Instagram përmban një video-montazh që detajon fejesën dhe dasmën përrallore të saj me sulmuesin e Liverpoolit./ Versus.al







