
Legjenda e WWE-së, John Cena, do të ngjitet për herë të fundit në ring këtë të shtunë në Uashington DC, duke mbyllur një karrierë madhështore para pensionimit.
Ndeshja finale vjen pas turneut “The Last Time Is Now”, ku 16 yje të wrestling-ut garuan për të fituar të drejtën të përballen me të.
Në 23 vite karrierë, Cena ka fituar 17 tituj botërorë dhe është shndërruar në një nga figurat më të mëdha dhe më fitimprurëse në historinë e WWE-së, duke lënë gjurmë jo vetëm në ring, por edhe jashtë tij në film, bamirësi dhe ndërtimin e një marke personale unike.
Kundërshtari i tij i fundit do të jetë ish-kampioni i botës në peshë të rëndë, Gunther, i cili fitoi turneun dhe do të përballet për herë të parë me Cenën. Ndeshja do të transmetohet përmes platformave streaming dhe raportohet se nuk do të ketë kufizim kohor.
48-vjeçari kishte njoftuar se viti 2025 do të ishte i fundit për të si garues, për shkak të dëmtimeve dhe lodhjes fizike. Megjithatë, Cena do të mbetet pjesë e WWE-së si ambasador i kompanisë.Një epokë po mbyllet, por trashëgimia e John Cena-s pritet të jetojë gjatë në historinë e sport-argëtimit.

