
Moderatori i njohur Ledion Liço, i cili do të rikthehet në krye të sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania 5”, ka ndezur interesin e fansave në Instagram me një seri pamjesh dhe momente nga përgatitjet për edicionin e ardhshëm të spektaklit më të ndjekur në vend.
Big Brother VIP 5 është konfirmuar zyrtarisht se nis më 20 dhjetor në ekranet e Top Channel dhe do të transmetohet live përmes kanaleve të dedikuara në DigitAlb.
Në postimet e tij në Instagram, Liço ka ndarë me ndjekësit disa detaje nga përgatitjet për sezonin e ri, duke treguar prapaskenat dhe momente të punës së ekipit para startit të spektaklit, që po përgatitet me intensitet të lartë.



