
Këngëtari Gjesti, fituesi i Big Brother VIP ka njoftuar se do të mbajë agjërimin përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Gjesti shprehet se agjërimi në këtë muaj është detyrim si falenderim ndaj Zotit për të gjitha të mirat.
Të njëjtën gjë ua sugjeron edhe besimtarëve të tjerë myslimanë.
“Çohuni more se syfyri. Dola këtu me prit mëngjesin, me u fal edhe me ia fut gjumë. Edhe me kismet, me ndihmën e Zotit, këtë muaj të shenjtë siç duhet. Ishalla na e lehtëson Zoti, ishalla krejtve na i fal gjynahet. Duhet me e bo këtë muaj njerëz, gjithë këto të mira dhe po përtoj. Më mirë vonë se kurrë”- u shpreh këngëtari. Versus.al

