MAGAZINË /

Merr fund dilema! Zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne

Vetëm disa javë përpara ndarjes nga jeta, më 5 korrik 2025, Ozzy u ngjit për herë të fundit në skenë me Black Sabbath në Birmingham, në koncertin përmbyllës “Back to the Beginning”, ku performoi i ulur për shkak të gjendjes fizike.

Shkruar nga Versus

Merr fund dilema! Zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne

Pak javë pas ndarjes nga jeta të legjendës britanike të heavy metal-it, Ozzy Osbourne, janë bërë publike shkaqet zyrtare të vdekjes së tij.

Sipas certifikatës së vdekjes të paraqitur në Londër nga vajza e tij, Aimée Osbourne, shkaku kryesor ishte një ndalim kardiak jashtë spitalit, i shoqëruar me infarkt akut të miokardit. Sëmundja e arterieve koronare dhe Parkinsoni me disfunksion autonomik u listuan si faktorë bashkëkontribues.

Osbourne ndërroi jetë më 22 korrik 2025 në Londër, i rrethuar nga familja. Prej vitesh ai vuante nga probleme serioze shëndetësore, përfshirë diagnostikimin me Parkinson dhe komplikacione të tjera të sistemit nervor autonom.

Vetëm disa javë përpara ndarjes nga jeta, më 5 korrik 2025, Ozzy u ngjit për herë të fundit në skenë me Black Sabbath në Birmingham, në koncertin përmbyllës “Back to the Beginning”, ku performoi i ulur për shkak të gjendjes fizike.

Ceremonia e varrimit u zhvillua më 30 korrik në Birmingham, ku mijëra fansa nga mbarë bota i dhanë lamtumirën e fundit ikonës së rock-ut. Ceremonia ishte e përqendruar në rrethin familjar, ndërsa kolegë të tij të njohur nga industria muzikore i bënë nderimet në forma publike dhe private. /Versus.al

Poll