MAGAZINË /

Ndeshje spektakolare me 5 gola, United mposht Liverpoolin

Shkruar nga Versus

Ndeshje spektakolare me 5 gola, United mposht Liverpoolin

Manchester United ka shënuar fitore të madhe ndaj Liverpoolit me rezultat 3-2, në ndeshjen e javës së 35-të të Ligës Premier, duke hedhur një hap vendimtar drejt sigurimit të një vendi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Vendasit e nisën ndeshjen furishëm dhe brenda 14 minutave krijuan epërsi të dyfishtë. Në minutën e 6-të, Matheus Cunha realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës për 1-0.

Benjamin Sesko e dyfishoi rezultatin në minutën e 14-të, pas një situate të ngatërruar në zonë. Goli i sllovenit u kontrollua edhe nga VAR-i për një të dyshuar për lojë me dorë në aksionin paraprak, por pas rishikimit u konfirmua si i rregullt (17’). 

Pjesa e dytë nisi fuqishëm për Liverpoolin që barazoi në minutën 66 me Gakpon. 

Megjithatë, Man United nuk u dorëzua dhe në minutën e 77-të Kobbie Mainoo shënoi golin vendimtar për 3-2, duke përfituar nga një top i kthyer dhe duke gjuajtur saktë nga skaji i zonës.

Me këtë fitore, Manchester United duket se e ka “blinduar” vendin e tretë dhe praninë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Liverpool renditet në vendin e katërt. Versus.al

 

 

Poll