MAGAZINË /

‘Ndoshta jam i çmendur’, këngëtari grek bën postimin e parë pas daljes nga psikiatria

Shkruar nga Versus
‘Ndoshta jam i çmendur’, këngëtari grek bën
Giorgos Mazonakis

Këngëtari grek Giorgos Mazonakis ka bërë postimin e tij të parë pas daljes nga spitali psikiatrik nga i cili doli të hënën në mëngjes më 18 gusht pas pesë ditësh qëndrimi.

Këngëtari ka publikuar në story një video ku potret i tij shfaqet i animuar duke kënduar këngën e tij 'Trelos' ( i çmendur).

Në video shkruhej “Kur edhe Mazonakis në versionin letre ndihet më shumë se ti…” , ndërsa shton: “Ndoshta jam i çmendur, por ti kurrë nuk më bëre të ndihem mirë në krahët e tu gjithsesi…”.

Pas pranimit të tij në spital, Giorgos Mazonakis bëri deklaratën e tij të parë publike dhe nëpërmjet avokatit të tij  sqaroi se nuk përballet me ndonjë problem psikiatrik .

“ Unë nuk vuaj nga ndonjë sëmundje mendore që kërkon kujdes psikiatrik dhe që mund të më bëjë të rrezikshëm qoftë për veten time apo për palët e treta. ''

Sipas mediave greke aludohet se mbyllja e tij në klinikë psikiatrike u bë me ‘marifete’ nga motra dhe babai i tij, teksa motra ka qenë më herët dhe menaxhere e karrierës së tij, por mes tyre ka pasur konflikte për çështje të ardhurash dhe pasurie./Versus.al

Poll