MAGAZINË /

"Nga Hitleri tek hebrenjtë..." Startupi i Musk kërkon falje për mesazhet e tmerrshme nga asistenti virtual, Grok

Pas një përditësimi më 7 korrik, chatbot-i, në disa nga përgjigjet e tij, vlerësoi Adolf Hitlerin, denoncoi "stereotipet anti-të bardha" rreth X dhe përfaqësimin "joproporcional" të hebrenjve në Hollywood.

Shkruar nga Versus

"Nga Hitleri tek hebrenjtë..." Startupi i Musk kërkon falje

Startupi xAI i Elon Musk kërkoi falje të shtunën  për mesazhet ekstremiste dhe ofenduese të postuara  nga asistenti i tij i inteligjencës artificiale (IA) Grok në fillim të kësaj jave. "Ne kërkojmë ndjesë për sjelljen e tmerrshme që shumë kanë vërejtur ", shkroi xAI në llogarinë zyrtare të Grok në X. Pas një përditësimi më 7 korrik, chatbot, në disa nga përgjigjet e tij, vlerësoi Adolf Hitlerin, denoncoi "stereotipet anti-të bardhëve" në X dhe përfaqësimin "joproporcional" të hebrenjve në Hollywood.

Në një seri postimesh të publikuara të shtunën, xAI detajoi arsyet pse besonte se modeli i IA-së doli nga rruga e duhur dhe masat korrigjuese që ndërmori më pas. Zyrtarët e Grok ia atribuan daljen nga rruga asistentit udhëzimeve të reja të shtuara në model në një përditësim. Programuesit udhëzuan ndërfaqen të " ishte e sinqertë" dhe të mos "kishte frikë se mos ofendonte njerëzit që janë politikisht korrektë ". Ata gjithashtu e udhëzuan atë të përgjigjej "si një njeri" dhe në një mënyrë që inkurajon përdoruesin të vazhdojë bisedën.

 

 

Poll