MAGAZINË /

Nga miq në 'armiq', Rogerti shpërthen keq ndaj Mirit: Je një artist super i dështuar, ke ardhur këtu për të rifilluar karrierën!

Shkruar nga Versus

Nga miq në 'armiq', Rogerti shpërthen keq ndaj Mirit: Je

Mbrëmjen e djeshme u shpallën edhe tre finalistët e tjerë të edicionit të pestë të “Big Brother VIP”. Selinit iu bashkuan në finale Mateo, Miri dhe Rogerti, duke plotësuar katërshen që do të garojë për çmimin e madh.

Menjëherë pasi u shpall si finalisti i katërt, Rogerti ka nisur me tone provokuese dhe debate të forta brenda shtëpisë.

Ai është përfshirë në një përplasje të ashpër me Mirin, të cilin më herët e konsideronte si mik.

“Të shoh si lolo, unë jam super gangster. Të kam përmendur incestin, e mban mend? Prandaj s’më ke dalë ballë për ballë, më ke patur frikë. Tani do dalin. Kur të dalësh, kur të shohësh videon ça do thuash? Ti je një artist super i dështuar që ke ardhur këtu me rifilluar dhe një herë karrierën”, tha Rogerti.

Pjesë nga debati:

Miri: Ty të vjen inat që jam dikushi?

Rogerti: Ti dikushi? Mund të jesh, por në lojë nuk ke treguar gjë.

Miri: Kjo lojë që është bërë.

Rogerti: Nuk flihet gjumë për të fituar.

Miri: Gjumë do të fle

Rogerti: Ta shohim.

Miri: As ti

Rogerti: Unë e fitoj

Miri: Fitoje

Rogerti: Jam treguar lojtar më i fortë.

Miri: Vazhdo

Rogerti: Ti ke ngrënë…

Miri: Të kam përdorur?

Rogerti: A di ça thonë njerëzit, opinionistët, ke qenë njeriu më pa strategji që kur je ndarë nga Selin.

Miri: Në rregull

Rogerti: Vetëm unë të kam mbajtur. E ke ditur shumë mirë dhe të kam mbajtur për një arsye, me pi kafe.

Miri: Edhe unë për atë arsye.

Rogerti: Ti nuk je i pastër.

Miri: Në fakt je ti i pastër.

Rogerti: Më i pastër se ti jam

Miri: Pse?

Rogerti: Kam thënë të vërtetën, të gjitha. Këtu vëlla, këtë ke të keqe se momentet njerëzore ti kujton se unë e ngatërron me lojën, por se bëj. Nuk të lë të më dalësh përballë.

Miri: Ça problemi ka

Rogerti: Më thuaj tre arsye ça ke bërë kur je ndarë.

Miri: Asnjë

Rogerti: Si Mateo dhe ti.

Miri: Nuk mund të merrem me ty se ti je shumë lart.

Poll