MAGAZINË /

Mozzikut i djegin makinat në Zvicër, reperi: Janë bandë nga Franca, shqiptarët të bëjnë kujdes

Shkruar nga Versus

Mozzikut i djegin makinat në Zvicër, reperi: Janë bandë nga

Reperi i njohur, Mozzik ka bërë publik një incident të rëndë të ndodhur në biznesin e tij në Zvicër duke shprehur shqetësim për sigurinë personale dhe për komunitetin shqiptar që operon në të njëjtën zonë.

Artisti ka zbuluar se garazhi i tij i veturave në Zyrih ka qenë objekt i një sulmi të qëllimshëm. Sipas tij, ngjarja dyshohet të jetë kryer nga një grup personash që ai i ka cilësuar si pjesë e një bande nga Franca. Ai shkruan se disa automjete janë djegur me benzinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në një mesazh të gjatë të publikuar në Instagram Story, Mozzik shprehet:

“Gjatë ditëve të fundit, garazha jonë e veturave në Zvicër ka qenë cak i një sulmi të rëndë nga disa persona që dyshohet të jenë pjesë e një bande nga Franca. Si pasojë, janë djegur disa vetura me benzinë dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.”

Më tej, ai ka shfrytëzuar rastin për të dhënë një paralajmërim për të gjithë shqiptarët që kanë biznese të ngjashme:

“Dua t’i njoftoj dhe njëkohësisht t’i paralajmëroj të gjithë shqiptarët që kanë garazhe apo biznese të ngjashme, të kenë kujdes të shtuar dhe të rrisin masat e sigurisë.”

Në fund të reagimit të tij, reperi ka falënderuar publikisht për mbështetjen dhe ka shprehur besimin se autoritetet zvicerane do të zbardhin ngjarjen:

“Faleminderit shumë për përkrahjen dhe solidaritetin tuaj. Besoj fuqishëm në drejtësinë zvicerane dhe jam i bindur që personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë.”

Mozzikut i djegin makinat në Zvicër, reperi: Janë bandë nga

Tags:

mozzik

Poll