MAGAZINË /

Çfarë shkroi Selin për Dr. Florin në vitin 2011 që po bën xhiron e rrjetit?!

Shkruar nga Versus

Çfarë shkroi Selin për Dr. Florin në vitin 2011 që po

Një postim i vjetër i Selina Bollati në rrjetet sociale ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, duke u komentuar nga shumë ndjekës si një “parashikim” i çuditshëm i asaj që po ndodh sot në Big Brother VIP Albania.

Bëhet fjalë për një status të publikuar në vitin 2011, kur ajo ishte vetëm nëntë vjeçe. Në atë kohë, Selina kishte bërë një përshëndetje të thjeshtë për Dr. Flori, duke shkruar “2011 ju persh”, një postim krejtësisht fëmijëror që sot po merr një kuptim tjetër për publikun.

Interesi lidhet me raportin e saj me Miri, një tjetër emër i njohur dhe pjesë e grupit legjendar West Side Family. Dinamika mes tyre brenda shtëpisë ka qenë ndër më të komentuarat, duke kaluar nga afrimiteti te debatet dhe tensionet.

Çfarë shkroi Selin për Dr. Florin në vitin 2011 që po

E veçanta është se si Selina ashtu edhe Miri kanë arritur të sigurojnë një vend në finale, duke e bërë këtë rastësi edhe më interesante për publikun.

Kështu, një postim i bërë vite më parë nga një vajzë e vogël, sot po shihet nga shumëkush si një lidhje e pazakontë me rrugëtimin e saj në reality show.

Poll