
Ermal Mamaqi, një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar dhe aktualisht opinionist në Ferma VIP, ka folur hapur për mundësinë e pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania.
I ftuar në emisionin “S’e luan Topi” me moderatoren Erjona Rusi, Mamaqi u pyet nëse do të pranonte ndonjëherë të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.
Ai pranoi se e ka menduar shpesh këtë ide dhe madje me dëshirë të madhe, por theksoi se deri më tani nuk e ka ndërmarrë këtë hap.
Sipas tij, pavarësisht se formati është shumë interesant, izolimi dhe presioni që e shoqëron e bëjnë atë një nga sfidat më të vështira që mund të përballojë.

