MAGAZINË /

Parashikimi i motit për ditën e sotme: reshje shiu dhe luhatje temperaturash

Shkruar nga Versus

Parashikimi i motit për ditën e sotme: reshje shiu dhe luhatje

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e para të ditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Gradualisht në orët e mesditës e në vijim reshjet e shiut parashikohen të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra kryesisht në malësitë e vendit.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe mbeten të dobëta në jug e lokalisht në verilindje në male.

Në relievet malore në veri-lindje-juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik  dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Parashikimi i motit për ditën e sotme: reshje shiu dhe luhatje

Parashikimi i motit për ditën e sotme: reshje shiu dhe luhatje

 

Poll