
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka reaguar fuqishëm lidhur me një reklamë të krijuar me inteligjencë artificiale që përdorte fytyrën e saj pa leje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fejza e ka quajtur reklamën një mashtrim dhe ka mallkuar personat që e kanë realizuar atë, duke i bërë thirrje institucioneve të ndërmarrin hetime.
“Zoti i vraftë!”, ka shkruar ajo, duke shtuar se ky nuk është rasti i parë i keqpërdorimit të emrit dhe imazhit të saj.
Në postimin e plotë, Shkurte Fejza shkruante:
“Të dashur miq, kjo reklamë është gënjeshtër. Është rrëne. Njerëz të papërgjegjshëm keqpërdorin emrin tim dhe nuk është hera e parë. Zoti i vraftë.
P.S. Apeloj te institucionet përkatëse të shtetit të hetojnë këto gjëra në kuadër të krimeve kibernetike.”
Rasti ka ngritur shqetësime mbi përdorimin e fytyrave dhe imazheve të njohura në reklama dhe përmbajtje digjitale me inteligjencë artificiale, duke rikthyer në vëmendje nevojën për rregulla ligjore më të rrepta për mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtave të personave publikë./Versus.al

