
Në Real Madrid u mbajtën zgjedhjet presidenciale, në të cilat Fiorentino Perez fitoi bindshëm dhe do të mbetet në atë pozicion për katër vjet të tjera.
Kundërshtari i tij, Enrique Riquelme, premtoi të sillte Erling Haaland, por shumica e anëtarëve të Realit padyshim nuk e besuan.
Perez mori dy të tretat e votave dhe tani pritet të përmbushë premtimin e tij për të sjellë 150 milionë euro në përforcime.
"Lojtarët më të mirë në botë do të luajnë gjithmonë me mua, dhe kështu do të jetë edhe sezonin e ardhshëm", tha ai të hënën e kaluar gjatë fushatës presidenciale.
Ai e ka përmbushur tashmë premtimin e tij të parë. Menjëherë pas shpalljes së fitores, gjatë fjalimit të tij të fitores ai konfirmoi se Jose Mourinho ishte trajneri i ri i Real Madridit.
“Jam krenar të njoftoj rikthimin e njërit prej trajnerëve më të mirë në botë, Jose Mourinhos”, tha Perez.
Zgjedhjet vetë u zhvilluan mes polemikave. Numërimi i votave filloi vetëm një orë e gjysmë pas mbylljes së qendrave të votimit dhe arsyeja është se 400 vota për Perezin u anuluan për shkak të nënshkrimeve të dyfishta. Versus.al

