Pjesa e dytë e finales së Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal ka nisur me intensitet të lartë, duke vazhduar spektaklin e një ndeshjeje të hapur dhe me emocione të forta.
Arsenal kishte nisur ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 5-të me Kai Havertz, i cili finalizoi një aksion të shpejtë duke befasuar mbrojtjen franceze. Megjithatë, PSG reagoi fuqishëm në fraksionin e dytë të lojës.
Në minutën e 61-të, një faull ndaj Khvicha Kvaratskhelia-s brenda zonës solli penallti për parisienët. Arbitri Siebert nuk hezitoi të tregojë pikën e bardhë, ndërsa VAR-i konfirmoi vendimin. Ousmane Dembélé mori përgjegjësinë dhe nuk gaboi, duke barazuar rezultatin në 1-1 me një goditje të saktë dhe të fuqishme pranë shtyllës.
Le Parc des Princes sur l'égalisation d'Ousmane Dembélé ! ????⚽️#UCLFinal pic.twitter.com/CGYEl74lbu
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 30, 2026
PSG më pas rriti ndjeshëm presionin, me Kvaratskhelia-n që vazhdon të jetë lojtari më i rrezikshëm në fushë. Ai krijoi disa raste të rëndësishme, përfshirë një moment në minutën e 77-të, kur depërtoi me një driblim të bukur nga krahu i majtë dhe goditi shtyllën, duke i mohuar golin e epërsisë skuadrës franceze.
Trajnerët kanë ndërhyrë me zëvendësime të shumta për të freskuar ekipet. Luis Enrique aktivizoi Bradley Barcola në vend të Kvaratskhelia-s, ndërsa Mikel Arteta solli energji të re me Noni Madueke dhe Gabriel Martinelli.
Ndeshja mbeti krejtësisht e hapur në minutat e fundit, me të dy skuadrat që kërkojnë golin e fitores.

