POLITIKË /

Kandidon për Këshillin Kombëtar të PD, reperi Stresi në Pallatin e Kongreseve! E shoqëron i ati Sali Lushaj

Ditën e djeshme, reperi njoftoi se do të kandidonte për të qenë anëtar i këshillit të PD me synimin për të sjellë frymë të re brenda partisë.

Shkruar nga Versus
Kandidon për Këshillin Kombëtar të PD, reperi Stresi në
Reperi Stresi dhe babai i tij, Sali Lushaj

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi” ëhstë parë sot në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga babai i tij Sali Lushaj dhe njerëz të afërm.

Sot pritet të mbahen punimet e Kuvendit Kombëtar të PD ku do të zgjidhen strukturat e reja të partisë dhe gjithashtu do të mbahen zgjedhjet për anëtarët e këshillit kombëtar, ku mes kandidatëve është edhe Stresi.

Ky i fundit e zyrtarizoi vetë lajmin ditën e djeshme duke bërë me dije se kishte pranuar propozimin e bërë nga kryedemokrati Sali Berisha dhe u bëri thirrje të rinjve që të marrin në dorë fatet e vendit.

“Kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar. Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare.

Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet. Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton.

Ftoj çdo të ri që beson te ndryshimi, te energjia e re dhe te Shqipëria që mund të bëhet më mirë, të bashkohet me mua në këtë rrugëtim. Sepse e ardhmja nuk pret. Dhe ajo ndërtohet nga ne”, shkroi Stresi. Versus.al

Poll