MAGAZINË /

"Pupupu, ngriji pantallonat o çun!", Braçe kritika për Edon Zhegrovën pasi firmosi për Juventusin

Shkruar nga Versus

"Pupupu, ngriji pantallonat o çun!", Braçe kritika

Emri i futbollistit shqiptar Edon Zhegrovës, i cili luan për kombëtaren e Kosovës, vijon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të transferimit të tij tek Juventus.

Pas urimeve nga kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti, ka patur edhe një reagim ‘të pazakontë’ nga ana e deputetit të PS Erion Braçe.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Braçe “kritikoi” në formë humori veshjen e sulmuesit 26 vjeçar gjatë momentit që ky i fundit zbarkoi në Torino për t’u prezantuar tek “Zonja e Vjetër”.

"Pupupu, ngriji pantallonat o çun!", Braçe kritika

“Pupupupupu! Ngriji pantallonat u çun. Po vjen te ekipi i avokatit, jo te klubi i getos”, shkroi ai. Duke qenë se edhe Braçe ashtu si Rama, është tifoz i Juventusit, është kujdesur ta këshillojë sulmuesin shqiptar për pamjen e jashtme. Versus.al

Poll